mrat e personave për ndryshimet e parapara kardovike në institucione, bordet mbikëqyrëse dhe drejtuese nuk mund të jenë publike dhe derisa Komisioni qeveritar për çështje kardovike nuk e kontrollon dokumentacionin e tyre dhe nuk konfirmon se i përmbushin kushtet e nevojshme, tha sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Boshnjakovski informon se Qeveria në seancën e djeshme i miratoi të gjitha propozimet kadrovike dhe vendosi të emëroj anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse në institucione, agjenci dhe organe tjera të cilat janë në kompetencë të saj.

“Komisioni për çështje kadrovike i Qeverisë për secilin prej këtyre personave veçmas e kontrollon përmbajtjen e dokumentacionit të parashtruar që të konfirmojë nëse përmbushen kushtet për emërim. Në pajtim me faktet, kur kjo do të kontrollohet, vendimet do të dorëzohen deri te Gazeta zyrtare”, theksoi zëdhënësi.

Sipas tij, emrat do të kumtohen në momentin e njëjtë kur kjo punë do të përfundohet, ndërsa pritet së shpejti.