Qeveria emëroi borde të reja në kompaninë shtetërore për bartje të energjisë elektrike MEPSO, shkruan Fakte. Drejtor i ri gjeneral i kësaj kompanie tanimë është Sasho Vasilevski. Për anëtar të Bordit drejtues janë emëruar: Borko Aleksoski (Drejtor për menaxhim me sistemin e bartjes së energjisë elektrike), Simon Shutinoski (Drejtor për menaxhim me tregun e energjisë elektrike), Nenad Kërstevski (Drejtor për çështje juridike në drejtori), Sasho Stefanovski (Drejtor për bartje të energjisë elektrike) dhe Toni Bozhinovski (Drejtor për teknologji informative dhe telekomunikacione).

Bordi i ri mbikqyrës do të përbëhet prej: Eva ShuklevaDame Korunoski, Nikollçe Aceski, Nazif Bushi, Snezhana Çundeva dhe Trajçe Çerepnallkovski./FAKTE.Net