Leonardo Bonucci beson se Juventus ende është skuadra favorite për ta fituar titullin e Serie A

Mbrojtësi i MIlanit, Leonardo Bonucci nuk e sheh skuadrën e tij si favorite në garë për titullin e Serie A, pavarësisht investimeve të mëdha.

Ai ende beson se Juvetus vazhdon të jetë favorite, ndërsa pas saj Napoli.

“Juventus mbetet favoriti kryesor për titull, por edhe Napoli ka shanse shumë të mira që ta fitojë Scudetton”, tha Bonucci për mediat italiane.