Futbollisti i kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci, ka fjalë të mëdha për mbrojtësin e Spanjës, Sergio Ramos. “Sergio Ramos? Ai është mbrojtësi më i mirë në botë, ka marrë edhe çmimin e Champions League, e vlerësoj shumë.

Nuk e di nëse ne jemi të frikësuar, por unë e respektoj Spanjën. Me siguri edhe kundërshtari është i vetëdijshëm për vlerat tona. Shpresoj që të shtunën të jetë njësoj si në ‘Euro 2016’ (2:0 për Italinë), ose si në Itali-Gjermani (finalja e Kupës së Botës ‘82). Më e mira”, tha mes të tjera Bonucci. Të shtunën do të takohen Spanjë – Itali, e vlefshme në kualifikimet për Kampionatin Botëror.