Nga Blerta Haxhiaj

Një neuron, je i gjallë. Dy neurone fillon dhe lëviz. Që të dalim nga gjendja e pakurrizorëve natyra na ka ofruar përdorimin jo-maksimal të trurit por 10 % e saj dhe deri më tani kemi bërë mjaftueshëm. Vazhdueshmërinë e saj, qeliza e shikon në dy mënyra, atë të pavdekësisë dhe riprodhimi (seksual/aseksual)… kur qeliza gjen habitatin jo të përshtatshëm ajo fillon vetëmenaxhimin dhe vetëmjaftueshmërinë ndërkohë që kur gjen një habitat të përshtatshëm ajo riprodhohet që të përcjellë informacionin përmes AND te pasardhësi/ja i/e saj/tij. Kujtesa jonë e hershme na sjell ndërmend se nëse dëshiron të jesh me tjetrin duhet të shpërndash me të atë që zotëron. Por në politikë çfarë dhe ku duhet të shpërndajmë? Ashtu si qeliza duhet përcjellim informacionin por habitati vazhdimisht ndryshon dhe ofron diskontinuitete. Informacioni konsiston në përdorimin e saj dhe kontekstin ku operon ai. Historia e shek. XIX karakaterizohet nga ‘vota’ universale, shtrirja e kësaj të drejtë përfaqëson një vlerë maksimale që jep prova të prekshmë të drejtave të njeriut. Bestytnitë politke në të kaluarën kanë qënë një e drejtë hyjnore e mbretërve ndërsa bestytnitë moderne janë e drejta hyjnore e parlamentit. Rousseau na kujton se nëse merret në kontekstin dhe kuptimin e saj të plotë, nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë një demokraci e vërtetë sepse kjo është kundër rendin natyror të gjërave sepse një numër i vogël të qeverisë dhe një numër i madh të qëveriset. Në ditët e sotme koncepti i demokracisë e gjen veten në gjendje të konsumimit të saj në dorën e historisë. Në rend të parë qëndron politika në kuptimin e volumit energjitik, së dyti vjen ekonomia dhe së treti është intelekti (puna me fjalët, simbolet dhe shkenca). Së bashku këto konstituojnë një klasë politike që me sa duket te ne së pari vjen ekonomia, intelekti pastaj politika. Qarku që formohet është shumë larg politikës ideale që shumë vështirë mund të ekzistojë apo të jetë e eksituar sepse në rrugët e suksesit social dhe hyrja e elementeve të rinj në klasën politike janë të shpejtë, direkt e dinamik. Çështja mund të paraqitet logjike, sociologjike që jep elemente kostitucionale por ja vlen të përmendin që qeveria është një eksponent i rëndësishëm, paralelogram i forcave ekonomike. Sidoqoftë teza marksiste e përputhshmërisë përfekte të klasës politike në nivelet e saj më të larta nuk i shpëton dot çekiçit në duart e historisë, mirëpo grupet sociale të cilat janë ekonomikisht të fuqishme nuk janë identike me klasat politike që okupojnë zyra të larta të shtetit dhe klasa politike domosdoshmërisht nuk është shërbëtore e tyre. Identiteti mes ekonomisë dhe politikës nuk shpreh tërë të vërtetën në historinë e saj edhe pse grupe të tilla ekonomike qëndrojnë larg politikës mirëpo kjo paraqitet shumë jo bindëse sepse asosacioni ‘je në politikë dhe i pasur’ është shumë konsistent. Mes elementeve plutokratik dhe elementeve intelektual të klasës politike me raste krijohet një hierarki e barabartë që ekziston mes lidereve ekonomikë dhe lidereve politik. Lidhje të tilla janë shumë elastike por nuk shkëputen totalisht. Shtresat superiore edhe pse mund të vijnë nga masat kanë karakterin e prevalencës intelektuale, dinamiko-politike apo plutokratike por ti japësh vlere diçka intelektuale në politik domosdoshmërisht duhen ose para ose pushtet. Kanti : “Nga tre format e qeverisjes, forma demokratike, në kuptimin real të saj është despotizëm i domosdoshëm, sepse kjo vendosë një pushtet eksekutiv, për të gjitha ata që realisht që shqetësohen dhe ndonjëherë dikush  nuk merr pjesë në vendimarrrje”. Në të kundërt forcat intelektuale konsumohen vazhdimësisht në mbretërinë e ëndrrave duke e lodhur veten në veprime akrobatike estetike apo përfundojnë steril. Pushteti politik dhe ekonomik nuk janë të aftë të zhvlerësohen brenda shtresave kulturore duke mbajtur një kontakt social. Në raste të rralla kur një jo-intelektual apo një anti-intelektual udhëhiqet nga vetëzhvlerësimit i kulturës mundohet të marrë frerët e udhëheqjes dhe praktikisht duhet si një kloun në momentin e triumfit të tij. Sipas Max Weber-it karizma e vërtetë nuk është specifikisht ekonomik, problemet sociale dhe metabolizmi politik janë të pranishëm në ekzaminimin e demokracisë. Fashizmi mohon dallimin e klasave apo të shtresave në njërën anë por nga ana tjetër pushtetin e merr nga intelektualët dhe redukton fuqinë e parlamentarizmit. Mirëpo në ditët e sotme vlerat intelektuale dhe monetare janë të subordinuara nga vlera sociale prandaj edhe metabolizmi social pëson ndryshime. Demokracia nga natyra e saj është masive pra është e komponuar nga masat e njerëzve sepse nuk mund të funksionojë pa të. Parlamentarizmi presupozon zgjedhjet, zgjedhjet implikojnë masat elektorale dhe jo për çudi duhet zhvilluar kur ato caktohen, edhe pse ndoshta gjykohen si qesharake sepse një grup i caktuar njerëzisht u jepen privilegje duke obliguar masat e mëdha të votojnë për atë grup të caktuar nga po vetë masa. Imanente në jetën politike kontemporane tenton të dominojë lojën kukafshehti e manifeston veten në emër të partisë që vepron. Partia më popullore, demokratike dhe kombëtare janë shembuj shumë estetikë duke hedhur poshtë ligjin e Darwin-it mbijetesa e më të fortit. bie poshtë në fushën politike sepse është përshtatshmëria me ambientin. Raison d’etre e partive politike është shtytësi kryesor për marrjen e pushtetit. Mes ekstremeve të numrave dhe aftësisë për të rregulluar homogjenitetin dhe forcën e saj klasa-shtresa politike ka gjithmonë lavjerrësin që luhatet mbi kokën e saj. Bon Appetit!