Një nga nismëtarët e reformave në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski duke komentuar Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, ka thënë se ligjet e tilla duhet të sigurojnë përfshirjen më të madhe të shqiptarëve në shtetin maqedonas, si dhe një identifikimin sa më të madh të tyre me Maqedoninë.

“Në rrethana ku një pjesë e udhëheqjes, e cila mban të kindapuar gjithë partinë (VMRO-DPMNE), refuzon të prononcohet për çështjen e miratimit të një zgjidhjeje të re ligjore për përdorimin e gjuhëve në vend, deklaroj se e ardhmja dhe Projekt-ligji i propozuar duhet të sigurojë përfshirje më të madhe të shqiptarëve në shtetin maqedonas dhe identifikimin e tyre më të madh me Maqedoninë. Në këtë drejtim, Kushtetuta e Maqedonisë, në të cilën janë inkorporuar dispozitat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, është mjatfueshëm një kornizë që rregullon këtë çështje.”, vlerëson Bogojeski.

Ai shton se duke filluar nga  matrica ideologjike e organizatës (VMRO) dhe individualizmit të krishterë,  propozon dhe  insiston në promovimin e të drejtave individuale të çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë, pavarësisht nga kombësia, feja, përkatësia politike apo të tjera, e jo nga konceptet e imponimit të një kombi.

Në pyetjen se a është e pranueshme për të dygjuhësia në uniforma në vendet ku ka 20 % shqiptarë, apo neni i Ligjit ku thotë se përskaj gjuhës maqedonase e cila është gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, gjuhë zyrtare është edhe gjuha që e flasin së paku 20 % e qytetarëve, Bogojeski ka thënë se këto çështje duhet që të zgjidhen në kuadër të Kushtetutës dhe të promovohen të drejtat individuale, e jo të drejtat e maqedonasve, shqiptarëve apo sebëve.