Për dallim nga praktika e Qeverisë paraprake të VMRO-DPMNE-së, e cila përdorte nuk ndërmerte asgjë për dhunën policore, udhëheqësia e sotme e MPB-së, në mënyrë eksprese i heton dhe zgjidhë të gjitha çështjet e përdorimit të dhunës policore. Rastet konkrete janë gjuajtja me armë e një polici në Strumicë, si dhe dhuna policore ndaj demonstrantëve në Qendër të Shkupit. Për dallim të mos sanksioneve që ekzistonte më herët ndaj shërbimeve policore, tani me ata janë të barabartë para ligjit me qytetarët tjerë të Republikës së Maqedonisë.

Procesi i filluar për reforma dhe çlirim të institucioneve të robëruara, çdo ditë tregon se policia duhet dhe mundet të punojë me transparencë, profsionalizëm, pastër dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

Njëkohësisht, dua të theksoj se vendosja e mekanizmave efikas dhe efektiv në hetimin e dhunës joligjore të policisë, por edhe format tjera të sjelljes joligjore të zyrtarëve policorë, asnjëherë nuk mund të përfundohet si proces, por që gjithmonë mund të bëhet më mire. Për shkak të saj, mekanizmat ekzistues dhe regullativa ligjore duhet të ndërtohen dhe duhet të zgjerohen, duke përfshirë edhe subjekte tjera, të cilat do të plotësojnë mekanizmin ekzistues në hetimin e dhunës së qëllimshme policore, do të rrisin transparencën në hetimet në përgjithsi, dhe me atë do të rritet edhe besueshmëria e qytetarëve në policinë e tyre.

Me proceset e reformimit të institucioneve dhe profesionalizimin bashkë me çlirimin e tyre do të realizohet ajo që qytetarët me vite e presin. Institucionet më nuk do të jenë të robëruara dhe të keqpërdorura nga VMRO-DPMNE, por ato do të punojnë lirshëm dhe në interes të qytetarëve, ndërsa çdo keqpërdorim rrënjësisht do të hetohet dhe të jepet përgjegjësi për të.

Qytetarët presin përgjegjësi i drejtësi për të gjithë. Sot, ligjet vlejne për të gjithë njejtë dhe çdo kush përgjigjet për veprat e tij.