Gjykim skandaloz është ai i ish sigurimit të Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrevski Urko është gjykuar me dënim me kusht në tragjedi komunikacioni me pasoja fatale për një djal të ri. Kjo është edhe një dëshmi që indivitët e regjimit të kaluar janë ende të privilegjuar dhe janë mbi ligj, theksoi Stefan Bogoev, kryetar i rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë Shkup.

“Shihet qartë se Svarovski gjykatësit ende punojnë në mbrojtje të krimit dhe keqbërjeve nga regjimi paraprak.

Vendimi për dënimin me kusht për kryesin e veprës së rëndë penale kundër sigurisë në komunikacion, me pasoja fatale të një djali të ri tregon që është e nevojshme profesionalizimi urgjent dhe çlirimi I sistemit gjyqësor.

Mu për atë, e pajtetërsueshme dhe urgjente ështe realizimi i reformave të filluara në gjyqësi që asnjëherë më të mos përsëriten rastet skandaloze të tilla ku individët janë mbi ligjin vetëm pse janë të afërt me njërën apo tjetrën parti politke. Maqedonia do të jetë shtet i drejtësisë në të cilën drejtësia do të vlejë për të gjithë njejtë, ndërsa gjyqësia do të punojë profesionalisht, e pavarur dhe jo në mënyrë selektive”, tha ai