Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare vazhdojnë të ndërmarrin masa në interes të qytetarëve.

Për legalizimin e objekteve të ndërtura në mënyrë të paligjshme që kenë qasje të gjithë, Qeveria ka sjellë vendim që të vazhdohet afat për legalizim deri në fund të vitit të ardhshëm.

Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët të cilët më parë nuk kanë arritur të dorëzojnë kërkesë për legalizim, tashmë të drejtën e tyre mund ta shfrytëzojnë në afatin shtesë, duke llogaritur nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2018.

Shtesë, do të pasojnë edhe 6 muaj, duke llogaritur nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2018 për të gjithë qytetarët të cilët për kërkesat e mëparshme nuk e kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm, tani mund që brenda këtij fati të sjellin kërkesa të reja për legalizim me dokumentacion të kompletuar.

Edhe më tutje mbetet dokumentacioni i njejtë i kërkuar për aplikim, ndërsa kusht për legalizim është që objekti të jetë i ndërtuar deri në 3 mars të vitit 2011.

Me këto ndryshime të ligjit për menaxhimin e objektet e ndërtuara ilegalisht ju dalim në mbrojte mijëra qytetarëve të cilët deri tani për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur në kohë dhe komplet të aplikojnë për legalizimet e objekteve të tyre.

Për atë, ju bëjmë thirrje të gjitha grupeve parlamentare të japin mbështetje për ndryshimet sepse ato janë ekskluzivisht në interes të qytetarëve.

Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdojnë t’i realizojnë premtimet e dhëna dhe me përkushtim të punojnë në interes të qytetarëve. theksoi nënkryetar i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski.

.