Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare mbeten të vendosur për realizimin e masave dhe projekteve të premtuara në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe Programin e Qeverisë. Në këtë drejtim, Qeveria dhe shumica parlamentare, me të gjithë kapacitetin punojnë në realizimin e rritjes së planifikuar të pagës minimale dhe rritjen e pensioneve, theksoi nënkryetar i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski.

“Pengesat dhe bllokadat në Kuvend po largohen dhe së shpejti të gjithë punëtorët të kenë me ligj të garantuar pagë minimale prej 12.000 denarëve. Ajo vlenë për mijëra të punësuar në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe segmenteve tjera të cilat nuk do të jenë më të diskriminuara duke marrë pagë minimale prej 9.000 denarëve, ashtu siç është tani. Kjo masë është dakorduar me punëdhënësit dhe është e mbështetur nga sindikatat, ndërsa Qeveria përmes mjeteve buxhetore do t’u ndihmojë ndërmarrjeve që të paguajnë pagën minimale.

Përveç pagës më të lartë minimale dhe vendosjen e pagës minimale në të gjitha sektorët ekonomik, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka rritur pensionet dhe ka harmonizuar koston e jetesës. Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjatë sjelljes së Buxhetit të vitit 2017 nuk ka paraparë asnjë rritje të pensioneve. Me rebalansin e Buxhetit të vitit 2017 nga ana e shumicës parlamentare dhe qeverisë aktuale, janë siguruar mjete për pagesën e pensioneve deri në fund të vitit 2017. Në këtë vit, pensionistët do të marrin shtesë mbi 2000 denarë nga pensioni i deritanishëm, për dallim nga 600 denarët e viteve të kaluara që kishte vendosur qeveria e VMRO-DPMNE-së”, tha ai.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare vazhdojnë të punojnë me përgjegjësi, transparencë dhe në interes të qytetarëve. Programi që sjellë të mira për të gjithë qytetarët dhe për të cilin votuan shumica po realizohet në mënyrë të pastër dhe të përkushtuar në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, tha ai.