P1: Mund të na thoni se deri ku janë përgatitjet për zgjedhjet lokale, a e keni defiunuar në cilat komuna do të garoni me kandidatët tuaj?

Në Kuvendin qëndror të partisë i cili është mbajtur para dy ditëve, kemi zgjedhur shef të shtabit qëndror zgjedhor i cili ka filluar me përgatitjet në lidhje me zgjedhjet lokale, tashmë kemi shpallur katër kandidatë për katër komuna, dhe për komunat tjera po bëhen analiza shtesë dhe përfundimtare, në pajtueshmëri me dinamikën e partisë të cilën e kemi të shkruar në përiudhën e ardhshme do të dalim me kandidatët për kryetarë komunash në të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë.

P2: Çka do të thotë fitore për partinë tuaj në zgjedhjet lokale?

Fitore për partinë tonë në zgjedhjet lokale do të thotë angazhim për politika të mira dhe për demokratizimin e institucioneve në Republikës e Maqedonisë. Fitore për partinë tonë do të thotë demokratizimi dhe çlirimi i komunave në Republikës e Maqedonisë të cilat janë të uzurpuara në përiudhën paraprake nga ana e VMRO-DPMNE-së. Besojmë në fitore në të gjitha qytetet dhe në të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë, do të shkojmë për fitore dhe kjo është gjëja e vetme që e mendojmë dhe punojmë si parti në këtë periudhë.

P3: Për arsye se LSDM deri tani ka tri komuna ku është në pushtet, derisa tjerat në shumicë janë të VMRO-DPMNE-së, në lidhje me këtë çfarë parashikimi mund të prisni?

Tashmë e thash, presim fitore gjithkah në Republikën e Maqedonisë, qytetarët janë të lirë, kjo nuk është pasqyrë reale të cilën ne e kemi sot në lidhje me komunat që i ka VMRO-DPMNE në krahasim me LSDM-në, sepse zgjedhjet e kaluara sipas të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare, ishin të organizuara në mënyrë kriminale me presione të mëdha ndaj qyetetarëve. Kështuqë jam i bindur që në këto zgjedhje lokale LSDM do të korrë fitore bindëse dhe të madhe në Republikën e Maqedonisë.