Boçvarski: Janë siguruar paratë për ndërtimin e rrugës Drenovë-Gradsko, Qeveria e LSDM-së punon për qytetarët!

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe ministria përkatëse vazhdojnë të punojnë në interes të qytetarëve, është siguruar grant prej 35.4 milion eurove, mjete të pakthyeshme nga IPA programi për ndërtimin e rrugës Drenovë-Gradsko për të cilën është nënshkruar marrëveshje bilaterale me Bashkimin Evropian.
Ndërtimini e kësaj pjese të rrugës dukshëm do të sjellë modernizimin e infrastruktures në rajonin e Pellagonisë dhe për qytetarët nga kjo pjesë do të thotë qasje më e shpejtë nga njëri rajon në tjetrin dhe transfer më i shpejtë i mallrave dhe shërbimeve.
Ndërtimi do të zhvillohet në nivel të rrugës ekspres me gjatësi prej 15 km që do ti përmbushë të gjitha standardet e sigurisë dhe komunikacionit.
Me këtë investim të rëndësishëm kapital do të përmirësohen relacionet biznesore, transporti i mallrave dhe njerëzve në rajonin e Gradskos, Kavadarit, Prilepit, Manastirit, Krivogishtanit, Krushevës dhe Ohrit.
Maqedonia ecë përpara! Qeveria e udhëhequr nga LSDM në përputhshmëri me programin punon në ndërtimin e projekteve kapitale në infrastrukturë të cilat do të sjellin zhvillim ekonomik dhe zhvillim të shtetit.