BMW ka një kohë që është duke testuar SUV-in e tij më të fuqishëm. Informacionet e fundit flasin se koncepti i modelit X7 do të prezantohet në sallonin e ardhshëm të automobilave në Frankfurt.

Pas konceptit, i cili pritet të paraqitet në auto-sallonin në Frankfurt, në shtator, hapi i ardhshëm është prezantimi i versionit të prodhimit për vitin 2018.

Sistemi motorik i BMW X7 tash për tash është i panjohur, por besohet se ky SUV, i cili në treg do të jetë konkurrencë e Mercedes GLS, do të ketë një lloj agregati hibrid.

Loading...
Global