Gazeta e Beogradit “Blic”, që kontrollohet nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, përfundimisht do ta fillojë punën në fund ose në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo gazetë shkruan se njeriu i parë ndaj të cilit do të ngrihet aktakuzë do të jetë Daut Haradinaj.

Sipas, Blic, Ramush Haradinaj do të jenë dëshmitarë të proceseve gjyqësore. Kjo gazetë, duke u thirrur, në burime diplomatike, thotë se gjithçka është gati me aktakuzat. Ndërkohë që theksohet se puna e Gjykatës Speciale është shtyrë për shkak të situatës kaotike në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Bashkëbiseduesi, që sipas kësaj gazete është diplomat, thekson se në bankën e të akuzuarve do të jenë rreth 100 të akuzuar shqiptarë.

“ Krahu ushtarak dhe politik, komandantët, ushtarët, pjesëmarrësit direkt në krime dhe urdhërdhënësit, sipas vlerësimeve rreth 100, do të procesohen ose si të dyshuar ose si dëshmitarë” thotë burimi i njëjtë”. Sipas, këtij shkrimi, UCK ka pasur rreth 15 mijë pjesëtarë, ndërkohë që para gjykatës do të del një numër i madhe i komandantëve.

Ky diplomat, sipas Blic, ka theksuar nuk është befasi që Ramush Haradinaj nuk do të akuzohet pasi ai është gjykuar në Hagë, por Daut Haradinaj do të jetë ai ndaj të cilit do të ngrihet aktakuzë.

Më tej, thuhet se Daut Haradinaj ka marrë pjesë në krime të rënda në një burg të improvizuar në Gllogjan, ndërkohë që sipas hetuesve emri i tij lidhjet me vrasjet e dy policëve, Slobodan Pascevic dhe Milorad Otasevic dhe me vrasjen e dëshmitarëve të proceseve gjyqësore kundër Ramush Haradinajt.

Ndërsa kur është fjala për Hashim Thaçin, bashkëbiseduesi i Blic thotë se ai dhe Kadri Veseli do të jenë dëshmitarë.

“Blic” shkruan se arrestimet e shqiptarëve do të kryhen nga njësitë speciale të EULEX’it(kjo njësi përbëhet nga polakët),  me mbështetje të caktuar nga Policia e Kosovës,

Ky diplomat ka thënë se proceset gjyqësore në Hagë ndaj shqiptarëve do t’i japin fund edhe pushtetit nga krahu ushtarak në Kosovë.