Rendimentet e mjaltit këtë viti janë reduktuar thuajse 100% ankohen bletarët. Ata thonë se arsyeja më e madhe për këtë kanë qenë temperaturat e ulëta pranverore në mars dhe prill, si dhe ngrirja e bimëve që janë të rëndësishme për ushqimin e bletëve. Humbjet financiare janë të mëdha, kështu që bletarët kërkojnë ndihmë të menjëhershme nga shteti sepse ky kjo degë është afër kolapsit.

Rendimentet janë katastrofale. Këtë vit ne mund të themi se ka rendiment. Këto janë rezervat e mjaltit. I përdorim rezervat e fundit të mjaltit. Këtë vit në shumë sandëqe të bletëve në shumë rajone centrifuga nuk do të funksionojë sidomos në vendet më të larta, shumë vështirë- tha Toni Josifovski – kryetar i Shoqatës së Bletarëve të Ohrit.

Bletarët gjithashtu kërkojnë që shteti t’i mbrojë nga shitjet e mjaltës artificiale.

Ata apelojnë deri tek institucionet që të punojnë me seriozitet dhe t’u ndihmojnë. Ata thonë se me ndihmën për ta do t’u ndihmojnë edhe bletëve, sepse edhe mbijetesa e tyre është në rrezik./Alsat-M