Blerja e re e Interit, Joao Cancelo, kishte radhën për t’iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve në Twitter. Cancelo gjatë javës së kaluar ka nënshkruar me Inter dhe do të luajë në Serie A i huazuar nga Valencia deri në fund të sezonit. Më pas do të shihet nëse Inter do të shfrytëzojë mundësinë për të blerë përfundimisht mbrojtësin e djathë.
Jam këtu për të mësuar, dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës të arrijnë objektivat. Serie A është shumë kompetitive, ka shumë skuadra të mira dhe do të jetë e vështirë të konkurroj fizikisht dhe taktikisht,” shprehet Dalbert.
Spalletti është një trajner i madh i cili njihet botërisht, mund të mësoj shumë prej tij, edhe në aspektin mbrojtës. Jam i sigurt që të luaj në ‘San Siro’ do të jetë një eksperiencë e veçantë për mua”.
Negociatat për të transferuar Cancelon tek Inter u zhvilluan me një shpejtësi të madhe dhe lojtari shpjegon: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Sapo mora vesh që më kërkonte Inter, pranova menjëherë sfidën. Është një nga klubet më prestigjiozë në Evropë. Numri 7? E di që Figo e ka veshur këtu dhe ai është në nga lojtarët portugezë më të mirë të historisë. Gjithashtu zgjodha numrin 7 pasi është ditëlindja e nënës sime”, tha Cancelo.