Aktori i njohur me famë botërore, Blerim Destani, ka ngacmuar mikun e tij, Noizyn.

Noizy ishte ai që postoi një foto të tij nga një sesion i realizuar kohë më parë.

Dhe, një koment mjaft kontrovers u bë nga aktori i njohur, Blerim Destani, i cili ka kritikuar Noizyn pse ka publikuar një foto të vjetër.

“A s’ke foto aktuale?”, ka shkruar Destani në foton e Noizyt.

Natyrisht reperi nuk e ka mirëpritur këtë tallje, duke ia kthyer: “S’do rrish rehat”.

Noizy dhe Destani sipas burimeve të Telegrafit janë takuar për herë të fundit më 5 gusht në Dusseldorf të Gjermanisë.

Ata ka kohë që po bashkëpunojnë në biznese të ndryshme jashtë botës së argëtimit, teksa kanë edhe një miqësi të shëndoshë, pjesë e të cilës janë edhe ngacmimet.

Global