Biznesmeni nga Gostivari, Vezir Islami, e ka mbuluar me para këngëtarin Adnan Daci, i angazhuar për të kënduar në synetinë e të birit të tij.

Këngëtari Adnan Daci ka përjetuar diçka mjaft interesante së fundmi.

I angazhuar për të kënduar në një festë synetllëku, ai është mbuluar me para nga organizatori i ahengut.

Biznesmeni nga Gostivari, Vezir Islami, është ai që ka hedhur bankënota të shumta mbi këngëtarin, në synetinë e të birit të tij.

Islami nuk ka mundur ta përmbajë gëzimin për synetllëkun e djalit, duke vënë këngëtarin nën një shi parash.

Biznesmeni nga Maqedonia më parë është përmendur në media për ndihmën që u ofron grave të Krushës në Kosovë që t’i eksportojnë produktet e tyre jashtë vendit.