Këngëtaren e njohur Big Mama kohëve të fundit e shohim tejet aktive nëpër dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Këngëtarja simpatike është shumë aktive në rrjetet sociale dhe pothuajse çdo natë poston fotografi nga performancat e saj në dasma, transmeton Gazeta Express.

 Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku shpreh falënderimin për familjen Fazlij nga Gostivari.

“Zoti mos me lasht pa ju.Ju flm Gostivari per besimin dhe dashurin qe keni ndaj meje ju duaa pa fund serisht sot ne Gostivar te familja Fazlij ❤????”, kishte shkruar Bigu.

Por ajo që bie në sy është pamja e Bigut.

Që kur ka realizuar operacionin Bigu çdo ditë e më shumë ka mahnitur fansat me ndryshimin e saj në peshë.

Në disa fotografi të fundit nga dasmat, Bigu vë në pah linjat trupore ku duket shumë bukur.