Një tabelë argjile 3700-vjeçare ka provuar se babilonasit e shpikën trigonometrinë 1500 vjet para grekëve të lashtë dhe përdornin një metodë të sofistikuar matematike që mund të ndryshojë mënyrën se si ne i bëjmë llogaritjet sot.

Tabela, e njohur si Plimpton 332, u zbulua në fillim të viteve 1900 në Irakun jugor nga diplomati dhe arkeologu amerikan Edgar Banks, i cili shpërbeu si frymëzim për personazhin e filmave Indiana Jones.

Kuptimi i vërtetë i tabelës u kishte shpëtuar ekspertëve deri tani, por kërkime të reja nga Universiteti i New South Wales në Australi, ka treguar se ajo është tabela më e vjetër dhe më e saktë trigonometrike e botës, e cila ndoshta është përdorur nga arkitektët e lashtë për ndërtimin e tempujve, pallateve dhe kanaleve.

Megjithatë, ndryshe nga trigonometria e sotme, matematika babilonase përdorte një sistem me bazë 60-ën, në vend të dhjetës që përdorim ne sot. Meqënëse gjashtëdhjeta është shumë e lehtë për t’u pjesëtuar me tre, ekspertët që studiojnë tabelën zbukuan se llogaritjet janë shumë më të sakta.

“Studimi ynë zbulon se Plimpton 322 përshkruan format e trekëndëshave kënddrejtë duke përdorur një lloj të ri trigonometrie të bazuar te raportet, jo këndet apo rrathët”, thotë Dr. Daniel Mansfield i Degës së Matematikës dhe Statistikave në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të New South Wales.