Zyra për Informim dhe marrëdhënie me publikun në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, informon opinionin publik në lidhje me reklamën e therrtores “Demi i Zi”, në Kumanovë, e cila reklamon se kinse i plotëson të gjitha standardet, përfshirë edhe Standardin Hallall.

Në si BFI e Maqedonisë, në kuadër të së cilës funksionin Agjencioni për Hallall Standard, e cila merret ekskluzivisht me çertifikimin e kompanive të cilat implementojnë Standardin Hallall, jemi të obliguar t’ju informojmë se sipas të dhënave të disponueshme të Agjencionit, thertorja në fjalë nuk e ka të implementuar këtë standard.