Beyonce raportohet se është në negociata për ta krijuar këngën për filmin e ri të James Bond.

Këngëtarja thuhet të ketë mbajtur takime me producentët e Bond, dhe mund ta përfshijë edhe burrin e saj, Jay-Z, që edhe ai të performojë në këtë këngë.

“Që ta përmbyllin marrëveshjen me Beyonce për këngën kryesore të 007 do të kishte qenë qershia mbi tortë”, raportohet të ketë thënë një ekzekutiv i MGM studio.

Së fundi, u konfirmuar edhe zyrtarisht që Daniel Craig do të kthehej sërish në rolin e James Bond në filmin që pritet të realizohet më 2019.