Një betoniere është përplasur me një makinë dhe më pas është rrëzuar mbi të duke zënë brenda 5 persona, pjestarë të një familje.

Nga aksidenti i tmerrshëm në Mindanao Avenue në Quezon City, Filipine, ka humbur jetën shoferi i makinës Ulysses Ramos ndërsa gruaja e tij  Marife së bashku me tre fëmijët e tyre dhe qenin kanë arritur që të shpëtojnë.

35-vjeçari po udhëtonte me makinë Honda së bashku familjen e tij kur  një betoniere humbi kontrollin e frenave dhe u përplas me të duke iu rrëzuar sipër, raporton Daily Mail.

Njerëzit që ndodheshin në vendngjarje nxituan për ta ndihmuar duke përdorur shufra bambu dhe pjesë metalike në përpjekje për të mbajtur kamionin derisa udhëtarët u liruan.

Qeni ishte i pari që arriti të dalë nga makina dhe më pas dolën Marife dhe tre fëmijët Eulariza, 12 vjeç, Eugene, 8 vjeç dhe Enrico, 4, të cilët u dërguan në spital pas akidentit .

https://www.youtube.com/watch?v=64Z-HIE6viM