Bogdan Ilievski i njohur si “Betmeni” ka reaguar kundrejt deklarimeve të kryeministrit Zoran Zaev se zgjedhja e tij në Komitetin Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së është edhe një dëshmi se e “enjtja e përgjakur” ka qenë organizim i paramenduar për marrje jetësh.

“Është mirë që para se të thotë diçka, Zoran Zaevi të shikohet në pasqyrë dhe të mendojë për gjithë atë të keqe që po ja bën vendit, do të ishte mirë edhe nëse fillon të mendojë dhe të kujtohet për mënyrën se si erdhi në pushtet, por të mos harrojë edhe atë se nga dita në ditë po e humb edhe atë mbështetje të vogël që e kishte. Vetëm ata që kanë profit të drejtëpërdrejtë nga ai po aktrojnë se i besojnë. Të tjerët tash më e dinë të gjithë të vërtetën. Ja një e pastër dhe e freskët, këtu para të gjithëve. Mbrëmë në Qeveri, Bujar Osmani paralajmëroi se do të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Marrëveshja kapituluese me fqinjtë, e mbajtur me të dy duart nga nacionalistët në Bullgari, e cila do të nënshkruhet nesër është vetëm një pjesë, për të cilën ne folëm për 60 ditë para dhe 15 pas 27 prillit.

Për të gjitha paqartësitë tjera, do të japë Zoti dhe do të kuptohemi në gjykatë. A dhëntë zoti edhe në zgjedhje.”, ka shkruar Bogdan Ilievski, në profilin e tij në Facebook.