Vokalisti i NRG band, Besnik Qaka, i ka dhënë fund dje beqarisë.

Ai i ka propozuar të dashurës së tij, duke u fejuar.

Edhe pse ai nuk po e zbulon identitetin e të fejuarës, kohën të dy po e shijojnë mjaft shumë.

Vet Besniku ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku në InstaStory ai është shfaqur me të fejuarën në moment të ëmbël së bashku nga pishina.

Besniku mbetet i angazhuar me koncerte, dhe së shpejti pritet të lansojë bashkë me grupin projekte të reja.