Urim SALIHU

Edhe në politikë është vonë ndonjëherë.Nuk e kape hapin dhe treni është larguar .BESA dhe Aleanca ishin tema e ditës, e një koalicioni të mundshëm.Askund në botë nuk ka koalicion midis pushtetit dhe opozitës.ASH dhe BESA e vazhduan përçarjen si paraardhësit e tyre dhe dhjetori i gjeti larg njëri-tjetrit si subjekt.Atë çast ishte ora historike e një ndryshimi, por kokat e nxehura të politikës që gjithnjë si përherë flasin në veten e parë , nuk ndryshoi gjë edhe kësaj rradhe te t’a.I njëjti sindrom i përçarjes .Pas zgjedhjeve e panë se kishin vetëm grimca fitoresh por jo fitore të mëdha dhe gjithë partitë shqiptare bashkë bënë të pafalshmen-ua dhanë 70 mijë njerëz një partie maqedonase.

Tani duke parë gabimin e rëndë , duan të përmirësojnë atë , por ASH dhe BESA nuk janë më në të njëjtin pozicion.Ata janë opozitë dhe pushtet dhe njëra patjetër të ketë përgjegjësi pushteti dhe këtu rrugët ndahen.

Si çdokund tjetër edhe në politikë duhet lënë një shteg.Munde kundërshtarin politik por nuk mund një ditë të gëlltitësh ato që ke thënë.Në një kohë si e tashmja, nuk mund të fshehësh pikë për pikë ato akuza të rënda dhe neveritëse .Si në shirit filmi mbeten të regjisruara krejtësisht ato që ke thënë dhe kundërshtarët tjerë këtë presin, që t’i publikojnë fjalët.Dijeni se në rast koalicioni , në fushatë do zhurmojnë fjalët që i thatë për njëri-tjetrin dhe i harruat më pas.Dhe të tilla akuza si Erdoganistë, Gylenistë , ndikimet turko-arabe,fonde të dyshimta që i ke thënë dikujt që do të bësh një koalicion , nuk i fsheh dot.Kjo ka dy anët e rrezikut edhepse mund të duket se një koalicion i tillë mund të përmbysë cdo gjë.Në castin kur do tentosh ti fshehësh këto akuza do dalësh qesharak, por në çastin kur do tentosh të bëhesh bashkë, bëhesh si ata dhe nuk dallon më.Atëherë nga Gylenistë, Erdoganistë bëhesh me epitete tjera, atdhetarë, Skenderbe , vetëm për faktin se tani je bashkë .Pikërisht këtu nis përmbysja dhe të mbeten dy gjëra, ose të kërkosh falje ose të dëshmosh është ose jo e vërtetë ajo që ke thënë.Pse ajo që të ndau të bashkon sot.Si mund një parti me ndikime të jashtme bëhet kaq shqiptare vetëm pse duash tani të bësh koalicion ty.?!

Por kjo s’ka më shumë rëndësi se një tjetër gjë midis aleancave.E para nuk ka bashkim të opozitës.Ka bashkim të një Aleance që është pjesë e pushtetit dhe një opozite.Aleanca Shqiptare s’mund të del dhe të kritikojë pushtetin sepse është vetë fund e krye e betonuar aty, s’mund të del kundër vetvetes.Askund në botë nuk ka pjesa ime e Qeverisë dhe pjesa yte.është pjesa juaj për mirë ose për keq.Ne castin kur BESA në fushatë do flet kundër qeverisë, faktikisht ka folur edhe kundër ASH-së, ka folur kundër aleatit.
Shansin e madh që patën BESA dhe LR-PDSH tash Aleanca ishin zgjedhjet e dhjetorit.Aty ishte momenti i madh i një fronit të përbashkët.Sot është vonë.Kemi një Aleancë e cila po tretet nga pushteti sepse ai të konsumon, kemi një Aleancë që nuk dihet si del në zgjedhjet lokale sepse një pjesë e partive tashmë atë e ka braktisur dhe fakti që mundohet të ofrojë njerëz të perënduar politikisht, njerëz që kanë ndjerë nuhatjen e pushtetin dhe janë shfaqur duke harruar njerëzit më të devotshëm që e themeluan LR-PDSH-në dhe s’kanë pozicione ose kanë ikur krejtësisht dhe kemi Lëvizjen BESA që nuk ka shfrytëzuar momentet e mëdha të ringritjes sic ishin ngjarjet e përgjakshme të dhjetorit, siç ishte shkarkimi i Zvërlevskit ku vetëm një dorë u ngrit kundër tmerrit të Prokurorisë dhe katër deputetë tjerë ia mbathën , nuk dihet se cfarë ndodhi me t’a.

Por e zëmë se e harrojmë edhe këtë.Një koalicion i ri midis Besës dhe Aleancës do kishte një fitues dhe një humbës.Fitues do ishte Sela sepse ai s’dihet më nëse i ka aq vota sa kishte në zgjedhjet Parlamentare aq më tepër kur politikat lokale për kryetarë dallojnë, dhe humbëse do ishte BESA sepse ajo nuk u josh të hynte në pushtet kur këtë mundësi e kishte.Ajo rezistoi .Pra në raport me subjektin tjetër ajo nuk ka asnjë përgjegjësi pushteti dhe si opozitë mund të shfrytëzojë revoltën e njerëzve të pakënaqur dhe të papërcaktuarve .