Lëvizjes BESA iu bashkua z. Lulzim Shabani, njeriu i cili për tridhjetë vite kishte ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë brenda strukturave të MPB-së nga pozicionet e ndryshme që kishte patur aty.

Ai në vitin ’93 ishte polici i vetëm shqiptar në sektorin e komunikacionit dhe kryeshefat maqedonase shpeshherë e kishin thirrur në biseda informative, shkaku se z. Shabani kishte komunikuar në shqip që në atë kohë, kështu atë e akuzuan se i dënon vetëm maqedonasit e jo shqiptarët.

Sfida e vërtetë e z. Shabanit ishte ndihma e madhe që u kishte dhënë refugjatëve shqiptarë nga Kosova në vitet 1998 – 99 që vinin në Maqedoni. Në disa raste ai ishte kacafytur me vozitësit e “Proleterit”, që nuk pranonin të hapnin dyert se gjoja dikush u ka dhënë urdhër që të mos i hapin deri sa ata të arrinin në kamp, kështu duke i gjetur brenda autobusit persona të plagosur, apo të sëmur, me çka i ka nxjerrë prej aty, duke i dërguar për kurim në Spitalin e Tetovës.

Edhe përgjatë vitit 2001 Shabani ka ndikuar shumë që policia mos t’i keqatrajtojë shqiptarët, siç kishte ndodhur në viset tjera.

Me shqiptarë profesionist dhe kombëtar si Lulzim Shabani nuk ka dyshim se këtë shtet do ta RIDEFINOJMË, në atë mënyrë që do të jetë i barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.