Futbollisti Andrea Bertolacci nuk e ndje veten edhe mirë, sepse në vitet e fundit disa herë ishte lënduar. Rinis nga Genoa karriera e Bertolacci, që në dy sezone të kaluar me Milan, është frenuar nga shumë lëndime muskulore.

“Si ka mundësi që u lëndova aq shpesh? Nuk arrija të gjeja formën më të mirë. Më saktësisht, nuk kam qenë kurrë në formën ideale. Ndoshta ka të bëj metodika në stërvitje. Këtu te Genoa stërvitemi më me shumë ritëm, ndërsa te Milan ishte më shumë qetësi. E dija ritmin e punës te Genoa dhe prandaj u ktheva. Stërvitja e tyre përshtat më shumë me cilësitë e mia”, ka thënë  Bertolacci.