Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sot në Durrës deklaroi se e ka ftuar kryeministrin e Maqedonisë Zaev ta vizitojë Serbinë në nëntor të këtij viti, lajmëroi raportuesi i MIA-s.

“Vizitën e tij do ta shfrytëzojmë për marrëveshje për seancë të përbashkët të të dy qeverive”, theksoi Bërnabiq.

Në pyetjen e gazetarëve nëse premtimi për neutralitet lidhur me çështjen për hyrjen e Kosovës në UNESKO ishte biseduar me Zaevin, Bërnabiq tha se kanë biseduar edhe për atë dhe se janë në linjë të njëjtë, si dhe se Maqedonia është miq shumë i rëndësishëm i Serbisë dhe kjo çështje të mos hapet.