Ish-kryeministri Sali Berisha me një status në Facebook ka denoncuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama, që veç ndryshon vendin e pushimit, por nuk i intereson që të merret me situatën e zjarreve në vend.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Të dashur miq, thatësira e zgjatur, temperaturat e larta të verës, kanabistët që kërkojnë parcela të reja, masat tejet të dobëta sa për sy e faqe antizjarre të qeverisë kanë bërë që këtë verë të digjen qindra dhe mijëra hektarë pyjesh në të katër anët e vendit.

Përkundrejt thirrjeve të drejta për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si Maqedonia, angazhuan helikopterët e ushtrisë dhe kontraktuan avion të mëdhenj për shuarjen e zjarreve, Rama ndërron vend-pushimet e tij Durrës, Dhermi etj., etj., duke thënë kështu se ai nuk ka kohë për të lënë pushimet dhe marrë më problemin e zjarreve.

Fundi i fundit edhe ato do ti shuaj me dy -tre mexhlise!