Një fat i keq ishte për një stjuardesë në Virgina, kur humbi punën e saj pas një postimi që ka bërë në rrjetin e saj social Facebook për Rita Orën.

Charlotte Whittingham e ka përshkruar këngëtaren si një “pikturë vaji mhanitëse” si edhe e quajti si “të përsosur” dhe “të mrekullueshme”. Ky postim ka ardhur pasi stjuardesa i shërbeu yllit të popit gjatë një fluturimi nga Londra në Los Angeles.

Por dy javë më shumë Charlotte deklaron se mori një njoftim disiplinor për shkeljen e ligjeve të mbrojtjes së të dhënave dhe diskutimin mbi pasagjerët VIP.
Asaj iu kërkua që të jeptë dorëheqjen pas 12 muajve punë në Virgin Atlantic