Në faqen e parë të numrit të sotëm, gazeta serbe “Blic” ka akuzuar shqiptarët në Kosovë për “barbari” ndaj objekteve religjioze serbe.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në intervistën e shkurtër dhënë kësaj gazete thotë se “ai prej shumë kohësh në mënyrë intensive merret me problematikën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, por, sipas tij, sivjet Kosova nuk ka asnjë shans të pranohet”, transmeton Presheva.Online.

Sipas Mati Matarija (pjesëtare e famshme e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë), qendrat religjioze serbe do duhej të fitojnë status “eksterritorial” jashtë çdo kontakti me shtetin e Kosovës.