Shi afatshkurtër me bubullima, veçanërisht në pjesët jugore të vendit pritet sot dhe nesër në orët e pasdites, paralajmëroi DPHM.

Deri të premten do të mbahet mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Maqedonia do të jetë në fazë portokalli në lidhje me rrezikun e temperaturave të larta.

Të shtunën gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryjë erë e forcuar jugperëndimore, por temperatura ende do të jetë e lartë.

Gjatë natës drejt të dielës priten reshje të shiut të përcjella me bubullima të rralla.

Të dielën do të fryjë erë e forcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulet dhe pritet të arrijë prej 25 deri në 32 gradë Celsius.