Si çdo mëngjes ka shkuar në punë me biçikletën e tij, por kur i riu nga qyteti i Durrësit ka mbyllur turnin në punën e tij në një lokal si kamarier, ka vënë re se mjeti i tij ishte “zhdukur”.

I riu nuk e ka bërë të ditur emrin e tij, por ka denoncuar me prova sesi i është vjedhur biçikleta nga një adoleshent. Këtë e ka provuar duke kërkuar së bashku me pronarin e lokalit pamjet e kamerave të sigurisë.

“Unë nuk i di arsyet e tij, dhe as nuk më bëhet vonë për biçikletën, se do blej tjetër, por më vjen shumë turp nga gjesti që ka bërë ky djalë. Është kaq i ri dhe di fare mirë të vjedhë. Dua ta publikoni këtë video që të jetë si një mesazh sensibilizues edhe për të tjerët, të mos e kenë mendjen tek e  vjedhura, se ja, të kapin kamerat e turpërohesh. Mund ta çoja dhe në polici, por vendosa ta bëj publike, për t’i dhënë një leksion të mirë këtij të riu”, – thotë pronari i biçikletës për JOQ.

Më poshtë video e vjedhjes: