Të dashurit vëllezër e motra bashkëqytetarë,

Për ditën e gëzimit, bashkimit me njëri-tjetrin, vlerësimit të çdo të mire që kemi, faljes dhe pranimit, afrimit me Zotin, ju uroj Gëzuar Kurban Bajramin!

Nëse parimet tona shkojnë në të njëjtën rrugë me ato që besimi na udhëzon, do të afrohemi më tepër me njëri-tjetrin dhe me të gjithë ata që kemi pranë.

Duhet të shkojmë drejt rrugëve që na bashkojnë, nëse duam të jemi të suksesshëm e të arritur në jetë.

Prandaj, në këtë festë të bukur uroj të jemi të bashkuar e përherë të gjendur për secilin, sipas parimeve islame, sipas parimeve njerëzore.

Uroj të jemi me shpirt e zemër të pastër, të drejtë e humanë!

Le të kemi gjithësecilin dhe Zotin!

Të dashur motra e vëllezër, Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Ju gjettë më mirë e kaloftë gëzueshëm e me shumë shpresë!