Karl-Heinz Rummenigge e ka pranuar se Real Madrid është para të gjitha skuadrave tjera

CEO i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka lavdëruar skuadrën e Real Madridit, për të cilën ka thënë se është para të gjithave.

Ai beson se Reali është para të gjitha skuadrave tjera në Evropë.

“Mund të them se Real Madrid është ylli më i shndritshëm në qiell. Reali është para të gjithave”, tha Rumenigge për Sport Bild.