PSG është duke u interesuar për portierin spanjoll të Napolit, Pepe Reina

PSG ka befasuar të gjithë duke ofruar 7 milionë euro për portierin e Napolit, Pepe Reina, shkruan Sky Italia.

Reina ka edhe një vit kontratë me Napolin, por nga PSG i janë ofruar 3.5 milionë euro në sezon.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thuhet se ka refuzuar këtë ofertë, pavarësisht se Reina ka refuzuar të vazhdojë kontratën.