Manchester United ka hyrë në garë për anësorin e Leicester Cityt, Ryad Mahrez

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose MOurinho ka befasuar të gjithë me interesimin e fundit.

Sipas SRF Sport, Unitedi ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës transferimin e anësorit fantastik të Leicester Cityt, Ryad Mahrez.

Lojtari dëshiron të largohet nga ‘Foxes’ dhe Unitedi do të ishte një mundësi shumë e mirë për të.

Për shërbime e Mahrez janë duke u interesuar edhe tre skuadra të tjera, Chelsea, Arsenal dhe Roma.