Gareth bale mund të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madrid për t’u transferuar në Manchester United

E ardhmja e Gareth Bale nuk është e sigurt në Real Madrid, pas paraqitjeve jo të mira në ndeshjet e fundit dhe lëndimeve të shpeshta.

 Skuadra më e interesuar për të është Manchester United dhe këtë e konfirmoi trajneri Jose Mourinho gjatë konferencës së djeshme për media.

Por, Tottenham ka opsion që ajo ta transferojë e parë Bale, shkruan Mirror.

Në kontratën e Bale ishte vendosur një klauzolë në vitin 2013, kur uellsiani nga Tottenhami kaloi në Madrid, që nëse Bale dëshiron të kthehet në Angli, atëherë ata e kenë opsionin e parë për ta transferuar.

Kjo do të thotë që, uellsiani në United mund të transferohet vetëm nëse Tottenham nuk e dëshiron, ose nuk ka mundësi ta paguajë çmimin e tij.

Bale vlerësohet 100 milionë euro, aq sa kushtoi edhe para katër viteve kur u transferua në Santiago Bernabeu.