Bebe Rexha po korr suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Këngëtarja shqiptare ka qenë e ftuar disa herë në shoun televiziv “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon” të premten mbrëma në New York City.Por, ishte hera e parë që këngëtarja performoi me këngëtarin Louis Tomlinson.

Ata kanë interpretuar këngën e tyre të re “Back to You”, e cila u pëlqye prej publikut.

Bebe Rexha e ka publikuar performancën në llogarinë personale Facebook teksa Louis Tomlinson kishte shkruar në Twitter se, “ishte vërtet ndjenjë e mrekullueshme. Nuk më pritet që ta shikoni”.