Këngëtarja Beatrix Ramosaj një muaj më parë solli projektin ‘Pa ndjenjë’, në të cilin erdhi me skena të ‘nxehta’.

Në klipin e kësaj kënge, i cili u komentua shumë Beatrix vjen me disa skena ‘hot’ me balerinin Kris Dalipi, shkruan lajmi.net.

Madje, pas këtij klipi Beatrix po flitet që është në lidhje me Krisin dhe veprimi i fundit i saj vetëm sa shton më shumë dyshimet.

Në Insta-Story, Beatrix ka publikuar një foto të balerinit, i cili po gjendet në Amerikë, duke shkruar “Më mungoooon” dhe disa figura të zemrave sipër.

Se a ka diçka më shumë mes tyre, sesa vetëm shoqëri dhe bashkëpunim në klip, mbetet të shihet në vazhdim.