Lidhur me paralajmërimet e kryetarit të Kumanovës Zoran Damjanovski për vënien e një pllake përkujtimore kushtuar “Branitellave” në parkun e ri të qytetit, grupi I këshilltarëve të BDI sot reagoi me një kërcënim radikal , se si kundërpërgjigje e paralajmërimit të Damajnovskit do të vendosin një pllakë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të UÇK të luftës së vitit 2001.

Më tej në reagimin e BDI-së thuhet:

“Ne, grupi këshilltarëve të BDI-së pranë këshillit të Kumanovës, njoftojmë opinion e gjerë se energjikisht dënojmë paralajmërimet e kreut të Kumanovës Damjanovski për vënien e një pllake përkujtimore kushtuar “Branitellave”, të plasuar në disa portale në vend. Ne si këshilltarë komunal as nuk jemi njoftuar e as konsultuar për një gjë të këtillë dhe as që është biseduar në ndonjë forum apo organ komunal. Dëshirojmë të theksojmë dhe ta njoftojmë opinionin se nëse realizohet një projekt i këtillë, atëherë ne si grup këshilltarësh të BDI-së si kundër përgjigje do të vejmë një pllakë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇK të rënë në luftën e viti 2001. Pllakën planifikojmë ta vëmë në parkun e qytetit afër stadiumit të qytetit”, thuhet në reagimin e këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë.