Arjen Robben dhe David Alaba janë gati për të luajtur në DFB Pokal ndaj Chemnitzer FC

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Arjen Robben dhe David Alaba janë gati për të luajtur, por jo nga fillimi i ndeshjes.

 Ai tha se të dy do të luajnë disa minuta ndaj Chemnitzer FC në DFB Pokal.

“Arjen Robenn dhe David Alba janë gati. Ata nuk do të nisin ndeshjen nga fillimi, por do të luajnë disa minuta”, tha Ancelotti gjatë konferencës për media.

Por, për shkak të lëndimeve në këtë takim nuk do të mund të luajnë të lënduarit, Manuel Neuer, Jérôme Boateng, Javi Martinez, James Rodriguez, Thiago Alcantara dhe Juan Bernat.