Bayern Munich e ka fituar Superkupën e Gjermanisë pasi e mposhti Borussia Dortmundim 5:4 pas ekzekutimit të penaltive.

Bayern Munich është fitues i Kupës së Gjermanisë, pasi e mposhti në finale Borussia Dortmundin.

Koha e rregullt përfundoi 2:2 dhe skuadrat u desh të shkonin direkt në penalti, ku më të saktë u treguan djelmoshat e Carlo Ancelottit, duke triumfuar 5:4.

Për Dortmundin realizuan golat nga koha e rregullt Aubameyang dhe Christian Pulisic, derisa për Bayernin shënuan Robert Lewandowski dhe autogol në minutën e 88’të nga lojtari i Dortmundit, Roman Buerki, që shpëtoi ekipin e Carlo Ancelottit.