Carlo Ancelotti duhet të heqë dorë nga një prej zakoneve të tij të vjetër, teksa rregulla të reja hyjnë në fuqi te Bayern i Munihut.

Drejtori i ri sportiv i klubit, Hasan Salihamidzic, i ka bërë të ditur trajnerit italian se ai nuk mund të pijë më cigare në ambientet e klubit, të brendshme apo të jashtme.

“I kërkova Carlo Ancelottit të mos pijë cigare në klub. Sigurisht që e pranoi, ai është një profesionist i vërtetë”, tha 40-vjeçari për Sports.

I pyetur për këtë gjë, Ancelotti nuk u shfaq aspak i mërzitur, madje tha se e kishte pritur mirë.

“Është gjë e mirë për shëndetin, gruaja ime është shumë e kënaqur”, tha italiani.