Barcelona është favorite ndaj Real Madridi në Superkupën e Spanjës

Barcelona dhe Real Madridi, sonte do të përballen në “Camp Nou”, në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Për bastoren sportive, “Bwin”, Barcelona është dukshëm favorite dhe fitorja e katalunasve ka koeficient  2 euro.

Kurse, fitorja eventuale e Los Blancos ka kuotën 3.40 euro. Që kjo ndeshje të ndahet baras, ka kuotën 3.90 euro.

Kjo ndeshje luhet në ora 22:00, derisa ndeshje e kthimit luhet të mërkurën në ‘Santiago Bernabeu’ nga ora 23:00