Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka denoncuar 13 bashki të vendit dhe një seri institucionesh publike nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre.

Po ashtu, Berisha ka thënë se këta të fundit  janë mbajtur në të zezë zeze si skllevër të vërtetë dhe ka kërkuar që këto raste të hetohen nga Prokuroria.

Postimi i plotë:

Vete shteti ne te zeze, sistem skllaverie!

Te dashur miq, mediat njoftojne se 13 bashki te vendit dhe nje seri institucionesh publike nuk kane paguar sigurimet shoqerore per punonjesit e tyre duke i mbajtur ata ne te zeze si skllever te vertete. Ky eshte nje akt kriminal, antikushtetues ne shtetin e Norieges, qe meriton ndeshkim ligjor shembullor.

Kjo eshte veper e vjedhjes, shperdorimit te buxhetit te shtetit direkt nga drejtuesit per perfitime personale. Ligjet e vendit parashikojne ndjekje penale per sipermarresit privat qe mbajne qofte dhe dy punetore te pasiguruar, kurse ne shtetin e Norieges, ne sektorin buxhetor jane mijera punonjes te pa siguruar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe sistemin e skllaverise shteteror, i bej thirrje prokurorise te vendos menjehere para ligjit keta drejtues te korruptuar!