Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë për kandidimin për kryetar të Pejës.

VV thotë se Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës. Magjistraturën e ka të përfunduar në Universitetin Staffordshire në Angli.

“Nga viti 2006 ka punuar si mësimdhënës Universitar, ne Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin Haxhi Zeka dhe Kolegjin Universum. Bashkimi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë. Ka publikime shkencore në fushën e ekonomisë. I urojmë shumë suksese z. Nurboja dhe aktivistëve të Pejës”, thuhet në njoftimin e VV-së.