Me vota unanime Bashkim Hasani është përzgjedhur për të drejtuar fushatën e Nevzat Bejtës për rizgjedhjen në Komunën e Gostivarit.

Hasani ka kryer studimet në Universitetin e Shkupit dhe nga viti 2008 deri në 2013 ka qenë drejtor i Qendrës së Kulturës së Gostivarit.

“Kjo do të jetë një fushatë e denjë për qytetin e Gostivarit,” ka deklaruar Hasani. “Qytetarët do të mësojnë për punët që ka kryer Kryetari Bejta dhe planet që ai ka për Gostivarin e ardhshëm. Bashkë do të ndërtojmë qytetin që meritojmë,” ka deklaruar ai pas marrjes së detyrës si shef i fushatës.

Bashkim Hasani është ish-sportist, përfaqësues i Maqedonisë në disiplinën e mundjes. Ai ka lindur në Gostivar, ku nga viti 2013  ka shërbyer si shef kabineti i kryetarit të Komunës së Gostivarit.

Në mbledhjen e radhës së degës Gostivar të BDI është vendosur gjithashtu përbërja e komisionit me shtatë anëtarë për selektimin e kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunalë.

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në datë 15 tetor.