Usher dhe bashkëshortja e tij Grace Miguel, nuk kanë ndonjë problem në mes tyre, pas padisë 20 milionëshe ndaj Usher.
Paditësja, e cila ka mbetur anonime, ka thënë që Usher e ka infektuar atë me herepes pasi kishin kryer marrëdhënie të paktën dy herë gjatë këtij viti.
Megjithatë sipas burimeve të TMZ, Grace nuk është fare e brengosur lidhur me këtë padi.
Çifti kanë dy vite që janë të martuar.
Sa i përket gruas e cila ka paditur Usher, duket që është shoqe me ish bashkëshorten e tij Tameka Fortes, dhe ai beson që kjo grua mund të ketë diçka kundër tij.
Andaj edhe Usher e Grace nuk ia kanë vënë veshin padisë.